Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) nënshkruan në datën 14 Nëntor 2023, një marrëveshje për zbatimin e Projektit të Bashkëpunimit Teknik të titulluar “Projekti për Ngritjen e Kapaciteteve për Sistemin Kombëtar të Informacionit të Zjarrit në Pyje (NFFIS) dhe Zgjidhje të bazuara në Natyrën për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive (NbS-DRR)”.
Ceremonia u zhvillua në mjediset e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Tiranë. Marrëveshja u nënshkrua, për palën japoneze nga Kryepërfaqësuesi i JICA për Rajonin e Ballkanit Z. UEKI Masahiro dhe për palën Shqiptare nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC, Z. Haki ÇAKO.