#Mirënjohje dhe #falenderime të veçanta për SHBA që qëndron në krah të Shqipërisë dhe veçanërisht ekspertëve të #USAID, për asistencën e tyre në koordinimin dhe përgjigjen ndaj zjarreve në bashkëpunim dhe me ekipin Hollandez dhe ekipet e tjera në terren.
Në vijim të takimit në bazën e Pashalimanit të Ambasadores së SHBA-së në Shqipëri, Sh.S.Znj. Yuri me Ministrin e Mbrojtjes z. Niko Peleshi, Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, z. Haki Çako, Shefin e Shatbit te FA dhe titullarë të tjerë të lartë të përfshirë në luftën e vështirë me zjarret, së bashku dhe me përfaqësues të Ambasadës së SHBA, aktualisht po vazhdon mbështetja teknike e ekspertëve të #USAID për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si një mbështetje imediate, në planin afatmesëm dhe afatgjatë, drejt ngritjes dhe forcimit të #MC, në sistemin satelitor të identifikimit/parashikimit të zjarreve, sipas praktikave më të mira të FEMA (Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave).
USAID – US Agency for International Development







