Komisioni Teknik Këshillimor (KTK) për zvogëlimin e riskut të fatkeqësive u mblodh më 19 dhjetor 2024, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Tiranë, për herë të dytë këtë vit.
Në takim u diskutuan masat për përballimin e situatave emergjente gjatë sezonit dimëror 2024-2025, përgatitjet për stërvitjen e projektit Flood North Albania që do të zhvillohet në prill, si dhe fillimin e projektit ALB Adapt.
Mbledhja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimin e të gjitha strukturave për të garantuar sigurinë dhe gatishmërinë ndaj sfidave të pritshme.