Hapja dhe mbledhja e parë e komitetit drejtues/ Kickoff, të projektit “SA Resilience”.

Hapja dhe mbledhja e parë e komitetit drejtues/ Kickoff, të projektit “SA Resilience”.

Në hapjen dhe mbledhjen e parë të komitetit drejtues të projektit ‘SA Resilience’, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) Haki Çako mbajti fjalën e hapjes si Lead Partner i kësaj nisme.

Projekti ‘SA Resilience’ është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit ndërkufitar dhe solidaritetit brenda Bashkimit Evropian, duke synuar forcimin e qëndrueshmërisë në rajonin e Adriatikut Jugor dhe zbutjen e sfidave socio-ekonomike dhe mjedisore.

Financuar nga Programi Interreg IPA i Adriatikut Jugor 2021-2027, projekti ka për qëllim zhvillimin e strategjive të fuqishme për emergjencat civile si përmbytjet dhe zjarret nëpërmjet teknologjive novatore dhe bashkëpunimit rajonal.

 

 

 

Lajme të tjera