Në këto ditë të vështira për forcat operacionale, ekuipazhet shqiptare, ashtu edhe për ekuipazhet europiane në luftë me zjarret, një mbështetje e madhe ka ardhur edhe nga “Copernicus”, sistemi për hartat e Emergjencave Civile.
Hartat e Kopernikut- Programit të Bashkimit Europian për Vëzhgimin e Tokës, EMS (Emergency Managment Service/Shërbimi i Menaxhimit të Emergjencave) adresojnë me një mbulim mbarëbotëror një gamë të gjerë situatash emergjente që vijnë nga fatkeqësitë natyrore ose të shkaktuara nga njeriu.
Imazhet satelitore janë përdorur si një burim i të dhënave kryesore, në këtë rast me zonat e zjarreve në territorin Shqiptar.