THIRRJE PËR PROJEKT PROPOZIME
Titulli i projektit: “Fuqizimi i Qëndrueshmërisë Shqiptare përmes bashkëzbatimit të një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë Rreziqesh në mbarë vendin (EAR -MHEWS)”
Në kuadër të:
ALBAdapt – PROGRAMI PËR NJË ZHVILLIM URBAN REZISTENT NDAJ NDRYSHIMEVE KLIMATIKE NË SHQIPËRI
Titulli: Forcimi i gatishmërisë së shkollave dhe komuniteteve për Veprimin e Hershëm të Bazuar në Parashikime (FbA)
PËRMBLEDHJE E GRANTIT
Aplikoni tani!
Madhësia e grantit: Deri në 8,124,300 Lekë pa TVSH
Kush mund të aplikojë: Organizatat Jo Fitimprurëse (OJF) të regjistruara në Shqipëri
Shtrirja gjeografike: Shqipëria (12 bashki bregdetare)
Kohëzgjatja e projektit: 24 muaj
Afati i fundit për aplikim: 23.11.2026
RËNDËSIA E THIRRJES
Shqipëria është ndër vendet më të ekspozuara ndaj rreziqeve natyrore dhe ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Përmbytjet, temperaturat ekstreme, zjarret në pyje dhe rreziqe të tjera natyrore mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve.
Shkollat përfaqësojnë një nga institucionet më të rëndësishme për ndërtimin e kulturës së gatishmërisë ndaj emergjencave, ndërsa fëmijët janë ndër grupet më vulnerabël ndaj rreziqeve natyrore dhe klimatike. Për këtë arsye, forcimi i kapaciteteve të shkollave për planifikimin dhe menaxhimin e emergjencave është një element thelbësor për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.
Në kuadër të Programit ALBAdapt dhe projektit EAR-MHEWS, kjo thirrje synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve që forcojnë gatishmërinë e shkollave dhe komuniteteve përmes qasjes së Veprimit të Hershëm të Bazuar në Parashikime (Forecast-based Action – FbA).
Projekti “Fuqizimi i Qëndrueshmërisë Shqiptare përmes bashkëzbatimit të një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë Rreziqesh në mbarë vendin (EAR – MHEWS)” mbështetet financiarisht nga Fondi i Gjelbër për Klimën dhe qeveritë e Shqipërisë dhe Gjermanisë. Ai zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) në kuadër të programit ALBAdapt – Zhvillim Urban i Qëndrueshëm ndaj Ndryshimeve Klimatike në Shqipëri, financuar nga Fondi i Gjelbër për Klimën, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim si dhe Sekretariati Zviceran për Çështjet Ekonomike dhe zbatuar nga GIZ Shqipëri.
PËRMBLEDHJA E THIRRJES
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në kuadër të Programit ALBAdapt dhe projektit “Fuqizimi i Qëndrueshmërisë Shqiptare përmes bashkëzbatimit të një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë Rreziqesh në mbarë vendin (EAR-MHEWS)”, shpall thirrjen për aplikime për grant.
Granti mbështet zbatimin e Aktivitetit 2.1.2 – Kalimi drejt Veprimit të Hershëm të Bazuar në Parashikime (Forecast-based Action – FbA), me fokus forcimin e kapaciteteve të komuniteteve shkollore dhe lokale në zonat bregdetare të Shqipërisë.
Projekti i financuar do të mbështesë aktivitete në 114 shkolla të përzgjedhura në 12 bashki bregdetare, duke kontribuar në zbatimin e Planeve të Menaxhimit të Emergjencave të bazuara në Veprimin e Hershëm sipas parashikimeve (FbA), që do të prodhohen në kuadër të programit ALBAdapt, dhe në përmirësimin e gatishmërisë, ndërgjegjësimit dhe komunikimit të hershëm të rrezikut.
FUSHAT PRIORITARE TË FINANCIMIT
Projekt-propozimet duhet të mbulojnë detyrimisht të tre fushat prioritare të mëposhtme:
P.1. Trajnime dhe ushtrime praktike në shkolla
Kjo fushë synon forcimin e kapaciteteve të stafit shkollor dhe nxënësve për zbatimin e Planeve të Menaxhimit të Emergjencave të bazuara në Veprimin e Hershëm sipas Parashikimeve.
P.2. Aktivitete ndërgjegjësuese për nxënësit, prindërit dhe komunitetet
Kjo fushë synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë së komuniteteve shkollore dhe lokale për përballimin e rreziqeve natyrore dhe klimatike.
P.3. Komunikimi i hershëm i rrezikut
Kjo fushë synon identifikimin dhe promovimin e kanaleve dhe produkteve më efektive të komunikimit / njoftimit të hershëm të rrezikut për grupet e ndryshme të synuara.
REZULTATET KRYESORE TË PRITSHME
Përmes kësaj ndërhyrjeje synohet:
- Rritja e kapaciteteve të stafit shkollor dhe nxënësve për menaxhimin e emergjencave;
- Testimi dhe përmirësimi i Planeve të Menaxhimit të Emergjencave në shkolla të bazuar në Veprimin e Hershëm sipas Parashikimeve;
- Certifikimi i stafit shkollor në ndihmën e parë;
- Rritja e ndërgjegjësimit të nxënësve, prindërve dhe komuniteteve;
- Përmirësimi i komunikimit / njoftimit të hershëm të rrezikut;
- Forcimi i rezistencës së komuniteteve ndaj rreziqeve natyrore dhe klimatike.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Në këtë thirrje mund të aplikojnë Organizatat Jo Fitimprurëse (OJF) të regjistruara në Shqipëri si;
- Organizata komunitare;
- Organizata humanitare;
- Organizata mjedisore;
- Organizata që punojnë me grupe vulnerabël.
Aplikanti duhet:
- Të jetë i regjistruar ligjërisht në Shqipëri;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë operative;
- Të ketë kapacitete administrative dhe financiare për menaxhimin e grantit;
- Të mos jetë subjekt i procedurave të falimentimit apo hetimeve për mashtrim dhe korrupsion.
ÇFARË PËRFITON ORGANIZATA FITUESE?
Organizata e përzgjedhur do të përfitojë:
- Financim nga minimumi 7,000,000 Lekë pa TVSH deri në 8,124,300 Lekë pa TVSH.
- Mbështetje për zbatimin e aktiviteteve në kuadër të projektit EAR-MHEWS;
- Mundësi bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse në nivel qëndror dhe vendor;
- Kontribut të drejtpërdrejtë në forcimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe Veprimit të Hershëm.
SI REALIZOHET PËRZGJEDHJA?
Procesi i përzgjedhjes zhvillohet në dy faza:
Faza 1 – Kontrolli administrativ
Verifikimi i dokumentacionit dhe kritereve të pranueshmërisë.
Faza 2 – Vlerësimi teknik
Projekt-propozimet do të vlerësohen sipas:
- Relevancës me objektivat e thirrjes;
- Ndikimit të pritshëm;
- Cilësisë teknike dhe metodologjisë;
- Qëndrueshmërisë së rezultateve;
- Integrimit të barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale;
- Efektivitetit të kostove;
- Kapaciteteve të organizatës.
ÇFARË DUHET TË PËRGATISNI PËR APLIKIMIN?
Paketa e aplikimit përfshin:
- Formularin e Aplikimit;
- Formularin e Buxhetit;
- Matricën e Kornizës Logjike;
- Deklaratën e Financimit të Dyfishtë;
- Deklaratën e Konfliktit të Interesit;
- Deklaratën e të Drejtës së Autorit.
Aplikanti dhe bashkë-aplikanti/ët (në rast se aplikohet), duhet, gjithashtu, të dorëzojnë dokumentacionin ligjor dhe financiar të kërkuar sipas Udhëzuesit për Aplikantët.
DOKUMENTAT E THIRRJES
Përpara aplikimit, ju lutemi të konsultoni:
- Udhëzuesin për Aplikantët;
- Formularin e Aplikimit;
- Formularin e Buxhetit;
- Matricën e Kornizës Logjike;
- Dokumentat shoqërues të aplikimit.
PYETJE DHE SQARIME
Pyetjet lidhur me këtë thirrje mund të dërgohen deri më 13.11.2026 në adresën e e-mailit: info.ear-mhews@akmc.gov.al.
Përgjigjet dhe sqarimet do t’i dërgohen individualisht çdo organizate që ka drejtuar pyetjet.
AFATET KOHORE DHE KOHËZGJATJA
| Faza | Data |
| Publikimi i thirrjes | 23.10.2026 |
| Afati për pyetje dhe sqarime | 13.11.2026 |
| Afati i fundit për aplikim | 23.11.2026 |
| Kontrolli administrativ | 25.11.2026 |
| Vlerësimi teknik | 02.12.2026 |
| Njoftimi i rezultateve | 04.12.2026 |
| Afati për ankimim | 11.12.2026 |
| Përgjigjet ndaj ankimimeve | 18.12.2026 |
| Nënshkrimi i kontratës | 21.12.2026 |
Datat mund të ndryshojnë përgjatë procedurës së thirrjes për grant.
MËNYRA E APLIKIMIT
Aplikimet duhet të dorëzohen me postë sipas udhëzimeve të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët deri më datë 23.11.2026, ora 16:30 në:
Protokolli i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Adresa: Ministria e Mbrojtjes, “Rruga e Dibrës”, Garnizoni “Skënderbej”, Godina nr.36, Tiranë, Shqipëri
Aplikimet e plotësuara, me të gjithë dokumentat mbështetës, duhet të dorëzohen në 1 (një) kopje fizike.
KUJDES! Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati, nuk do të merren në shqyrtim por do të skualifikohen menjëherë.
APLIKONI TANI!
Për të shkarkuar paketën e aplikimit dhe dokumentat shoqërues, klikoni në lidhjet përkatëse të publikuara në këtë faqe.
Linqet për dokumentat:
- Udhëzuesi i Aplikantit; Udhëzues për aplikantët e grantit_final
- Formulari i Aplikimit; Aneksi I_Formulari i Aplikimit
- Formulari i Buxhetit; Aneksi II_Formulari i Projekt-Buxhetit
- Matrica e Kornizës Logjike; Aneksi III_Matrica e Kornizës Logjike_final
- Dokumentat shoqërues të aplikimit; Lista-e-dokumentave-shoqeruese_final
- Deklarata e Financimit të Dyfishtë; Aneksi IV_Formulari i Financimit te Dyfishte
- Deklarata e Konfliktit të Interesit; Aneksi V_Deklarata e Konfliktit te Interesit
- Deklarata e të Drejtës së Autorit; Aneksi VI_Deklarata e te Drejtes se Autorit
