
Pukë – Situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm. Zjarri në Gjegjan, Gojan i Vogël dhe Gojan i Madh është shuar plotësisht, ndërsa vatra në Prozhëm vijon me intensitet shumë të ulët dhe është drejt shuarjes. Në zonë janë angazhuar 40 efektivë të FA-së, të mbështetur nga mjete dhe 1 helikopter.