Mirënjohje për të gjithë efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, të cilët në këtë periudhë të rrezikut të lartë nga zjarret në pyje dhe kullota janë reaguesit e parë dhe vija e parë e përballjes me flakët në të gjithë territorin e vendit.
Çdo ditë, në temperatura të larta, terrene të vështira dhe kushte shpesh të rrezikshme, efektivët e MZSH-së ndërhyjnë me profesionalizëm dhe përkushtim për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave, pronës dhe pasurive natyrore.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vlerëson dhe falënderon secilin prej tyre për angazhimin e pandërprerë, sakrificën dhe kontributin e çmuar në përballimin e situatave të zjarreve në vend.
