Harta për përmbytjet e muajit Nëntor 2025

Në këtë rubrikë është publikuar harta tematike për përmbytjet e muajit Nëntor 2025 në format PDF, e cila mund të shikohet dhe shkarkohet nga përdoruesit. Informacioni i përdorur për përgatitjen e saj është marrë nga programi Copernicus një burim i hapur i të dhënave, i cili është analizuar, verifikuar dhe përpunuar në GIS. Sistemi Koordinativ Gjeografik i përdorur është ETRS 1989, ndërsa Sistemi i Projektuar është ETRS 1989 Albania 2010. Harta paraqet zonat e përmbytura të qarqeve që përshkrohen nga disa prej lumenjve kryesorë. Harta është përgatitur duke ndjekur procedura teknike të përpunimit dhe interpretimit të të dhënave gjeohapësinore. Informacioni paraqitet për qëllime informuese dhe analitike.

Shënim: Harta nuk është produkt i gjeneruar në mënyrë të automatizuar, por është produkt i krijuar në mënyrë manuale përmes analizës dhe përpunimit të informacionit të siguruar nga burime të hapura.

Përshkrim: Gjatë muajit nëntor 2025, Shqipëria u përball me përmbytje të lokalizuara si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe rritjes së prurjeve në disa lumenj kryesorë të vendit. Zonat më të prekura ishin qarku i Shkodrës nga lumi Buna, qarku i Lezhës nga lumi Drin, qarqet e Durrësit dhe Lezhës nga lumi Ishëm, si dhe qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës nga lumi Vjosa. Përmbytjet shkaktuan dëme në toka bujqësore, segmente të infrastrukturës rrugore dhe sipërfaqe të kufizuara banimi, duke sjellë vështirësi të përkohshme për banorët dhe aktivitetet ekonomike të tyre. Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencës monitoruan situatën dhe ndërhynë për menaxhimin e pasojave të përmbytjeve.

Përmbytjet Nëntor 2025 A0