Takim në ambientet e AKMC-së me përgjegjësit e emergjencave civile

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako, zhvilloi një takim në ambientet e AKMC-së me përgjegjësit e emergjencave civile pranë institucioneve të prefektit të qarkut.
Ky takim u fokusua në masat e marra nga institucionet e prefektit të qarkut dhe bashkitë përkatëse të secilit qark, në drejtim të parandalimit të zjarreve në pyje e kullota, si dhe përballimin e tyre në rast të situatave emergjente.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjes së gatishmërisë operacionale dhe koordinimit të strukturave në terren, me qëllim menaxhimin sa më efektiv të emergjencave gjatë sezonit veror.
Gjithashtu, për përgjegjësit e emergjencave civile u shpërndanë uniforma me logon e mbrojtjes civile, në kuadër të projektit UNDP RESEAL II, një Program i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, i cili mbështet forcimin e kapaciteteve të sistemit të mbrojtjes civile, rritjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e reagimit ndaj fatkeqësive natyrore dhe emergjencave në nivel vendor dhe qendror.