AKMC mirëpret atashet ushtarakë të akredituar në Shqipëri

Në kuadër të programit vjetor të aktiviteteve të Ministrisë së Mbrojtjes me Atashetë e Huaj Ushtarak të akredituar në vendin tonë, atashet ushtarakë të Francës, Polonisë, Turqisë, Greqisë dhe Gjermanisë vizituan dhe zhvilluan një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako.
Atashet vizituan gjithashtu Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.
Gjatë takimit, u bë një prezantim i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe anëtarësimit në UCPM (Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile), si dhe bashkëpunimit të deritanishëm dhe në vazhdim në fushën e mbrojtjes civile, me synim forcimin e kapaciteteve dhe përgjigjen e koordinuar dhe reciproke ndaj emergjencave civile.