Përmbyllet operacioni 3-ditor për kërkimin e qytetarit të mbytur në liqenin e Ulzës.

Përmbyllet operacioni 3-ditor për kërkimin e qytetarit të mbytur në liqenin e Ulzës.
Nën koordinimin e AKMC-së, në operacion u angazhuan Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, RENEA, shërbimet zjarrfikëse, strukturat vendore të mbrojtjes civile dhe forca vullnetare. Lokalizimi i trupit u bë me mjetin nënujor ROV të Forcave të Armatosura, ndërsa nxjerrja e tij u realizua nga forcat polumbare.
Falënderojmë të gjitha strukturat e angazhuara për profesionalizmin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë operacionit.
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës në këtë moment të vështirë.