Kujdes ndaj Temperaturave

🌡️ Temperaturat e larta që po regjistrohen gjatë këtyre ditëve në vend dhe rajon, rrisin rrezikun për shëndetin dhe për zjarret. Këto temperatura mund të shkaktojnë dehidrim dhe probleme shëndetësore, sidomos tek fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
🔥 Kujdes!
✅ Shmangni daljet në diell nga ora 11:00–17:00
💧 Pini ujë rregullisht, edhe nëse nuk keni etje.
👕 Vishni rroba të lehta dhe me ngjyra të çelëta.
🏃 Kufizoni aktivitetet fizike në ambiente të hapura.
👶👵 Tregoni kujdes të veçantë për fëmijët dhe të moshuarit.
🚫 Mos ndizni zjarre në pyje, fusha apo zona të hapura.
📍 Strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri dhe monitorim të situatës.
☎️ Në rast emergjence, telefononi numrat e emergjencës