Pas një serie aktivitetesh të zhvilluara në mbarë vendin, fushata ndërgjegjësuese “Mbrojtja Civile në Turne” u përmbyll në Vlorë, duke iu dhënë qytetarëve mesazhe dhe njohuri praktike për përgatitjen dhe reagimin ndaj emergjencave.
Përmes demonstrimeve dhe aktiviteteve informuese, qytetarët u njohën me masa konkrete për parandalimin e rreziqeve, përgatitjen dhe reagimin në situata emergjente.
Me pjesëmarrjen e strukturave operacionale të mbrojtjes civile, Kryqit të Kuq Shqiptar dhe vullnetarëve, u përcoll mesazhi:
Së bashku përgatitemi. Së bashku mbrojmë.
Fushata “Mbrojtja Civile në Turne” zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, me mbështetjen e UNDP-së në Shqipëri, në kuadër të projektit RESEAL – Forcimi i Qëndrueshmërisë dhe Reagimit ndaj Emergjencave në Shqipëri. Projekti financohet nga Qeveria e Suedisë (Sida) dhe Qeveria Zvicerane (SECO), bashkëfinancohet nga Qeveria e Portugalisë dhe Qeveria Shqiptare.
