Në kuadër të United for Climate – Regional Cooperation for a Resilient Future u zhvillua sesioni panel “Sistemet e Paralajmërimit të Hershëm – Nga të dhënat te veprimi për komunitete rezistente”, me fokus në forcimin e gatishmërisë dhe mbrojtjen e komuniteteve, veçanërisht të grupeve vulnerabël.
Paneli mblodhi drejtues dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen civile, shërbimet meteorologjike dhe qendrave shkencore kërkimore nga Shqipëria, rajoni dhe Europa.
Në fjalën e tij, z. Haki Çako – Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, theksoi rëndësinë e ndërtimit të një sistemi funksional dhe të integruar të paralajmërimit të hershëm për rreziqe të shumëfishta në Shqipëri, të mbështetur në të dhëna të sakta, informacion në kohë reale dhe koordinim të fortë ndërinstitucional.
Paneli nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, përdorimit të teknologjive inovative dhe forcimit të kapaciteteve për përmirësimin e reagimit ndaj rreziqeve klimatike dhe rritjen e reziliencës së komuniteteve.
___
In framework of “United for Climate – Regional Cooperation for a Resilient Future,” the panel session “Early Warning Systems – From Data to Action for Resilient Communities” focused on strengthening preparedness and protecting communities, particularly vulnerable groups.
The panel brought together senior representatives of civil protection institutions, meteorological services, and scientific research centers from Albania, the region, and Europe.
In his remarks, Mr. Haki Çako, Director General of the National Civil Protection Agency, emphasized the importance of building a functional and integrated multi-hazard early warning system in Albania, supported by accurate data, real-time information, and strong inter-institutional coordination.
The panel also highlighted the importance of regional cooperation, the use of innovative technologies, and capacity building to improve response to climate-related risks and strengthen community resilience.
