Mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Lezhë.

Sot, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri”, Lezhë, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Lezhë, z. Taulant Malshi, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Lezhë.
Në takim morën pjesë anëtarët e KMCQ-së, strukturat e MZSH-së, Mbrojtja Civile e bashkive, si dhe drejtues nga drejtoritë rajonale. U theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional, forcimit të masave parandaluese, paralajmërimit të hershëm dhe reagimit të shpejtë ndaj emergjencave.
Të pranishëm ishin edhe Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, z. Haki Çako, si dhe përfaqësues të AKZM-së, të cilët nënvizuan rolin kyç të bashkive dhe nevojën për forcimin e kapaciteteve njerëzore e logjistike për menaxhimin e emergjencave civile.

Lajme të tjera