Në Komisionin e Mbrojtjes Civile diskutuam situatën e emergjencave në qarkun e Vlorës.
Evidentohen problematika serioze në parandalim dhe reagim: mungesë dokumentesh strategjike, mosshfrytëzim i fondeve të kushtëzuara, dobësi në mirëmbajtjen e infrastrukturës kulluese dhe kapacitete të pamjaftueshme operacionale.
Gjithashtu, vihet re mungesë koordinimi, raportimi dhe funksionimi efektiv i strukturave përgjegjëse në nivel vendor.
Kërkohet angazhim më i madh nga bashkitë për rritjen e gatishmërisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe përdorimin me përgjegjësi të burimeve në dispozicion, sidomos në prag të sezonit turistik.
Siguria e jetës dhe pronës së qytetarëve mbetet prioritet.
