U zhvillua ndalesa e 10-të e fushatës “Mbrojtja Civile në Turne”, duke afruar më pranë qytetarëve njohuri praktike për reagimin në emergjenca.
Përmes demonstrimeve për fikjen e zjarrit dhe ndihmën e parë, me pjesëmarrjen e institucioneve si: Urgjenca, Kryqi i Kuq, MZSH, Policia, Zyra Arsimore Vendore dhe vullnetarëve, u përcoll mesazhi:
Së bashku përgatitemi, së bashku mbrojmë!
Fushata “Mbrojtja Civile në Turne” po zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me mbështetjen e UNDP në Shqipëri, në kuadër të projektit “RESEAL – Forcimi i Qëndrueshmërisë dhe Reagimit ndaj Emergjencave në Shqipëri”. Projekti financohet nga Qeveria Suedeze (Sida), Qeveria Zvicerane (SECO), bashkëfinancuar nga Qeveria e Portugalisë dhe Qeveria Shqiptare.

