Takimi i dytë i grupit ndërinstitucional për ngritjen dhe funksionimin e Platformës Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë (PKZRF) në Shqipëri.

Sot u zhvillua takimi i dytë i grupit ndërinstitucional të punës për ngritjen dhe funksionimin e Platformës Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë (PKZRF) në Shqipëri.
Gjatë sesioneve të diskutimit u prezantua draft-koncepti i organizimit së #PKZRF dhe domosdoshmëria e rishikimeve ligjore.
Në vijim të konsultimeve qendrore dhe lokale, përfaqësuesit e ministrive të linjës dhe agjencive të qeverisë qendrore, me përgjegjësi në zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, mbrojtjen civile, gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencave, si dhe përfaqësues të shoqatave të qeverisjes vendore, akademisë dhe shoqërisë civile do japin kontributet teknike për jetësimin e këtij mekanizmi.
Takimi u organizua nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile @agjencia_mbrojtjes_civile me mbështetjen e UNDP në Shqipëri, në kuadër të projektit “RESEAL – Forcimi i Qëndrueshmërisë dhe Reagimit ndaj Emergjencave në Shqipëri”. Projekti financohet nga Qeveria Suedeze @swedeninalbania (Sida), Qeveria Zvicerane @swissembassyalbania (SECO), bashkëfinancuar nga Qeveria e Portugalisë dhe Qeveria Shqiptare.

Lajme të tjera