Në takimin e dytë të Komitetit Drejtues të ALBAdapt

Në takimin e dytë të Komitetit Drejtues të #ALBAdapt – Programi për Zhvillim Urban Rezistent ndaj Ndryshimeve Klimatike, përcaktuam prioritetet për vitin 2026 🌍🌱, ku piketat kryesore lidhen me modernizimin e shërbimeve hidrometeorologjike 🌦️, përmirësimin e sistemeve të informacionit klimatik 📊 dhe zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për shumë rreziqe ⚠️🚨
Po ashtu avancojmë punën për hartimin e planeve lokale të adaptimit në 13 bashki 🏙️ duke mundësuar që planifikimi dhe vendimmarrja në nivel lokal të bazohet në informacionet klimatike 🌡️📈, ndërsa në fokus mbeten forcimi i kuadrit ligjor dhe institucional ⚖️📜, modernizimi i rrjetit kombëtar të monitorimit 📡🛰️ dhe zhvillimi i masave të adaptimit të bazuara në ekosisteme brenda zonave të mbrojtura 🌿🦋
🤝 Së bashku me GIZ Albania 🇩🇪 dhe me mbështetjen financiare të Fondit të Gjelbër për Klimën 🌱💚 dhe të qeverive të Shqipërisë 🇦🇱, Gjermanisë 🇩🇪 dhe Zvicrës 🇨🇭, Ministria e Mjedisit është e vendosur të çojë përpara reforma dhe investime që do të rrisin qëndrueshmërinë e Shqipërisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Lajme të tjera