Përditësim mbi situatën në Sukth dhe Katund të Ri

Përditësim mbi situatën në Sukth dhe Katund të Ri
Strukturat vendore, në bashkëpunim me Prefektin e qarkut, Emergjencat Civile dhe administratorët e njësive, kanë kryer vlerësim të situatës në terren.
Niveli i lumit Erzen paraqitet në kuota maksimale, me dalje sporadike nga shtrati në disa zona, duke sjellë prezencë uji në oborret e disa banesave. Deri në këto momente nuk ka raportime për ujë brenda banesave apo kërkesa për evakuim.
Në terren janë angazhuar edhe efektivë të Forcave të Armatosura, me mjete të kalueshmërisë së lartë, gomone, dhe pajisje mbështetëse, ndërsa strukturat vendore kanë vënë në dispozicion mjete të rënda fadroma. Aktualisht forcat janë në gatishmëri për çdo ndërhyrje sipas nevojave.
Situata po monitorohet në vijimësi dhe mbetet në varësi të prurjeve të lumit.