Bora e rënë nga ortekët në Qafë Thore është pastruar, dhe aktualisht po punohet për zgjerimin e pjesës kaluese të rrugës.
Qarkullimi është i hapur, por për shkak se punimet vijojnë dhe ka prani ngricash, automjetet duhet të përdorin goma dimërore ose zinxhirë.
Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.