#AKMC, në mbështetje dhe koordinim me institucionet përgjegjëse, po ndjek punën në terren për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe fenomenet shoqëruese.
Pamje nga puna e forcave xheniere të #FA për riparimin e rrugës alternative Matogjin – Bashaj, në Bashkinë Selenicë, me qëllim garantimin e qarkullimit dhe aksesit për banorët.
