Nis puna për ndërtimin e urës së re në Bleran, rikthehet qarkullimi për 600 banorë

Në terren, në nisje të punimeve për vendosjen në kohë rekord të urës së re prej hekuri në Bleran, pas dëmtimit që kishte lënë të izoluara dy lagje me rreth 600 banorë, duke shkaktuar vështirësi serioze në lëvizje dhe duke bllokuar aksesin drejt varrezave të fshatit.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe bashkëpunimit institucional me Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Prefektura e Qarkut Shkodër, nën koordinimin e drejtorit të përgjithshëm Haki Çako, nisi puna për vendosjen e një ure prej hekuri, një zgjidhje e qëndrueshme për zonën.
Ndërhyrja po kryhet me profesionalizëm të lartë nga Batalioni Xhenio i Forcave të Armatosura, duke rikthyer qarkullimin normal për komunitetin e prekur.
👉 Pavarësisht ditëve me reshje intensive dhe prurje maksimale, situata është menaxhuar me përgjegjësi, duke pasur minimumin e problematikave në territor.

Lajme të tjera