Në Durrës për përballimin e situatës së përmbytjeve
23 forca dhe 8 mjete të Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile janë angazhuar në Durrës për përballimin e situatës së përmbytjeve, me 7 motopompa në operacion, prej të cilave 4 me kapacitet të lartë.
Mjetet po operojnë në zonën e Shkozetit, në autostradën Durrës–Tiranë dhe në rrugën e Burgut për menaxhimin e situatës në terren.