Takimi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile me Ambasadoren e Francës në Shqipëri

Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u zhvillua takimi me Ambasadoren e Francës në Shqipëri znj. Catherine Suard, përfaqësues të Ambasadës Franceze si dhe të Qendrës Franceze të Krizave dhe Mbështetjes.
Përfaqësuesit e AKMC prezantuan strukturën e #AKMC dhe funksionimin e Sistemit të Mbrojtjes Civile sipas Ligjit 45/2019. Delegacioni u njoh me tre dokumentet strategjike. U prezantuan projektet dhe nismat kryesore të AKMC-së, duke nënvizuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit me strukturat franceze të mbrojtjes civile.
Ambasadorja Suard theksoi rëndësinë e informimit të turistëve të huaj dhe propozoi zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, ushtrimeve simuluese dhe SOP-ve mes institucioneve homologe.
Në përfundim, delegacioni vizitoi Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile dhe u dakordësua për vijueshmërinë e komunikimit dhe bashkëpunimit dypalësh.