Certifikim i Ekspertëve për Vlerësimin e Dëmtimeve të Ndërtesave pas Tërmetit

Në Tiranë u certifikuan sot ekspertët e trajnuar në kuadër të projektit “Vlerësimi i Dëmtimeve të Ndërtesave dhe Përdorshmërisë pas tërmetit”, një nismë e rëndësishme e realizuar nga Instituti i Ndërtimit dhe #AKMC, me mbështetjen e Qeverisë Zviceriane përmes #SDC. 🇨🇭
Drejtori i Përgjithshëm i AKMC theksoi se ky projekt është pjesë e vizionit për ndërtimin e një sistemi modern dhe të përgjegjshëm të mbrojtjes civile, që garanton sigurinë e qytetarëve përmes veprimeve të koordinuara dhe profesionale.