Natë tepër sfiduese në Finiq

Natë tepër sfiduese në 📍Finiq ku ekipet zjarrfikëse të Bashkive #Finiq, #Delvinë, #Konispol, #Sarandë, të mbështetura nga 5️⃣ zjarrëfikëse🚒 dhe 7️⃣0️⃣ efektivë të #FA🪖⛑️, si dhe 2️⃣0️⃣ efektivë të Policisë së Shtetit👮, u përballën pareshtur me vatrat që u përhapën të favorizuara nga era e fortë mes fshatrave:
📍 Velahovë
📍 Livinë
📍 Ardhasovë
📍 Bistricë
📍 Krongj
U realizuan evakuimet e përkohshme të banorëve në 🔻Livinë dhe 🔻Ardhasovë, si dhe u morën masa për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar, ndërkohë që forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar. 🙏
🌅Në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri. 🚁
🚨Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.
Forcat operacionale vijojnë punën në terren për të kontrolluar çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë në orët në vijim.

Lajme të tjera