Në
Finiq dhe
Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje të zonave të banuara.


Në #Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 

forcave operacionale
në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionet suedezë
të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile
EU Civil Protection & Humanitarian Aid dhe një helikopter i Forca Ajrore.








Të gjitha përpjekjet tashmë të angazhuara në frenimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave në perimetrin Navaricë – Memoraq dhe Rumanxë, dhe vigjilencë të shtuar në zonën e Leshnicës.
Në
Mallakastër ku situata është përmirësuar gjatë orëve të fundit, momentalisht po veprojnë 
forca nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, 
forca nga MZSH dhe 
forca nga bashkitë #Mallakastër dhe #Patos.







Në këtë zonë po vepron aktualisht dhe në avion Canadair i Forcës Ajrore kroate. 

Ndërkohë në lartësitë e
Bërzhitës, ku dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme, forcat e #MZSHTiranë
ndodhen në terren dhe momentalisht nuk ka asnjë rrezik për banesat. 





U bëjmë thirrje banorëve të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve në terren. Ligji do të veprojë me forcën maksimale ndaj çdo zjarrvënësi. 

https://www.facebook.com/pirrovengu.al/videos/656889223413757