Ministri i Mbrotjes njofton vendimin e Qeverisë për të ofruar një paketë mbështetëse për familjet dhe komunitetet e prekura nga zjarret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me ministrat Ervin Hoxha, Anila Denaj, drejtorin e AKMC, në prani edhe të prefektëve, përfaqësuesve të zjarrfikëses e instituioneve përkatëse, njoftuan vendimin e Qeverisë për të ofruar një paketë mbështetëse për familjet dhe komunitetet e prekura nga zjarret, me fokus në kompensimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi, banesa dhe nevoja të tjera emergjente.
📌 Në funksion të përballimit të situatave të ngjashme gjatë muajit gusht dhe për të garantuar një reagim të shpejtë e të koordinuar, janë ndërmarrë një sërë masash konkrete.
Ndërsa puna vijon për përballimin e situatave të tilla, me fokus në:
🔹 Forcimin e kapaciteteve të reagimit në kuadër të Emergjencave Civile
🔹 Ngritjen e katër qendrave rajonale operacionale, të cilat do të mbulojnë zonat me rrezik të lartë në veri, jug, lindje dhe juglindje të vendit
🔹 Këto qendra do të kenë kapacitete për ulje helikopterësh, furnizim logjistik dhe mbështetje për ndërhyrje në zonat malore dhe pyjore
🔹 Investimin për rinovimin e flotës zjarrfikëse në mbarë vendin
🔹 Zgjerimin e rrjetit të kamerave termike në pikat me rrezikshmëri të lartë, si në rastin e Llogorasë dhe Dukatit
👥 Po punohet gjithashtu për strukturimin dhe shtrirjen kombëtare të rrjetit të vullnetarëve, që janë një hallkë kyçe në reagimin e parë lokal ndaj zjarreve dhe fatkeqësive natyrore.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten të angazhuara në garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve, përmes planifikimit, investimeve dhe ndërhyrjes së koordinuar në çdo situatë emergjente.
Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 5 persona
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 2 persona
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "የረ sva M AKG T"
Mund të jetë një imazh i 5 persona
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "MBROJTJA CIVILE FORCIMI ZINXHIRIT TE REAGIMITTE SHPEJTE Ndörtimi gendrave rajonale emergjencave civile o Rritja kapaciteteve njerëzore angazhuara nê territor permes ngritjes rrjetit vulinetareve Mbrojtjes civile o Pörfshirja stérvitjeve dhe programeve per emer jencat civile nẽ kurrikulat orsimitt mesêm ulet dhe KONTROLLII TERRITORIT PERMES INOVACIONIT o Implementimi Numrit Kombétar/Evropian Emergjencave Civile 112 TJAE TJAEKAPACITETEVE imi flotës avioneve zjarrëfikës per përdorim tẽ dyfishtő modgoval"
Mund të jetë një imazh i 6 persona
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe teksti

Lajme të tjera