U zhvillua sot mbledhja e parë për vitin 2025 e Komisionit Teknik Këshillimor për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, me fokus masat parandaluese ndaj zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve për përballimin e tyre.
Takimi është në përputhje me veprimtarinë e Task-Forcës Ndërinstitucionale për sezonin turistik 2025.
Ministritë dhe agjencitë qendrore, pjesë e sistemit të mbrojtjes civile, paraqitën planet e tyre të masave dhe sugjerime për përmirësimin e koordinimit, duke theksuar: përditësimin e skemave të komunikimit, inspektimin teknik të mjeteve zjarrfikëse, ngritjen e skuadrave vullnetare, përmirësimin e sinjalistikës në zonat turistike dhe publikimin e numrave të emergjencës.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin dhe koordinimin në nivel kombëtar, duke theksuar nevojën për gatishmëri të shtuar gjatë sezonit të verës.





