Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, organizoi më 12 Qershor forumin shkencor “Risku Sizmik dhe Zvogëlimi i tij”, ku u trajtuan çështje thelbësore mbi menaxhimin e këtij rreziku në nivel kombëtar.
Ekspertë të fushës prezantuan qasje dhe metoda për parandalimin dhe reduktimin e pasojave nga tërmetet, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjeve para, gjatë dhe pas ndodhjes së fenomeneve sizmike, si dhe nevojën për koordinim ndërinstitucional.







