Përgatitja për Sezonin Veror: Takim i Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qarkun e Gjirokastrës

Stina e verës dhe temperaturat e larta rrisin rrezikun për aktivizimin e zjarreve, të qëllimshme apo aksidentale. Ndaj, zhvillova sot takimin me Komisionin e Mbrojtjes Civile në shkallë qarku për periudhën Maj-Tetor 2025 lidhur me administrimin e Emergjencave Civile Verore. Nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ishte i pranishëm z.Besnik Hysaj.
✅️ Mbështetja e përvitshme nga qeveria/buxheti i shtetit në fushën e mbrojtjes civile nuk ka munguar, nëpërmjet fondit të kushtëzuar të alokuar për njësitë e vetëqeverisjes vendore, i cili për 6 bashkitë e qarkut tonë këtë vit është afërsisht 50 milionë lekë (të rinj).
⚛️ Domosdoshmëria e koordinimit të punës nga strukturat e vetë bashkive, ndërmjet bashkive si dhe me institucionet e tjera shtetërore në nivel vendor e rajonal si edhe zinxhirin e grupeve vullnetare të komuniteteve, do të garantojë një administrim edhe më efikas të situatave të krijuara nga rënia e zjarreve.

Lajme të tjera