“Flood North Albania” – Stërvitja Ndërkombëtare që Forcon Gatishmërinë dhe Bashkëpunimin për Përballimin e Fatkeqësive

Mbrojtja civile është prioritet kombëtar dhe Qeveria shqiptare do të vazhdojë të investojë në kapacitete dhe të përforcojë bashkëpunimin ndërkombëtar, kaq të rëndësishëm në përballimin e fatkeqësive natyrore. Stërvitja “Flood North Albania”, e para e këtij lloji dhe këtyre përmasave në Shqipëri reflekton këtë vendosmëri. Përgjatë 5 ditëve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe forca nga 8 vende evropiane demonstruan në terren reagimin ndaj përmbytjeve: operacione kërkim-shpëtimi, evakuim të banorëve dhe gjësë së gjallë, si dhe largim të ujërave. Pjesëmarrëse aktive në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, Shqipëria është sot më e përgatitur për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve.  

Lajme të tjera