Përfundon me sukses cikli i trajnimeve në Qarkun e Korçës!
Gjatë datave 19-21 Mars, përfaqësues nga Bashkia Korçë, Bashkia Pogradec, Bashkia Devoll, Bashkia Maliq dhe Bashkia Kolonjë morën pjesë në një seri seancash intensive trajnimi mbi “Vlerësimin e Riskut” dhe “Planifikimin për Menaxhimin e Riskut nga Fatkeqësitë”.
Këto trajnime u organizuan me qëllim forcimin e kapaciteteve vendore në menaxhimin e fatkeqësive dhe përmirësimin e aftësive për reagim ndaj situatave emergjente.
📌 Programi i trajnimit përfshiu 10 module të detajuara, të përshtatura për rolet dhe përgjegjësitë specifike të pjesëmarrësve.
Modulet mbuluan tema kyçe si:
🔹 Metodologjia e Vlerësimit të Riskut
🔹 Planifikimi i Menaxhimit të Riskut
🔹 Planifikimi i Përgjigjes ndaj Emergjencave
🔹 Komunikimi në situatat e fatkeqësive
🔹 Legjislacioni për Menaxhimin e Fatkeqësive në kontekstin e ndryshimeve klimatike
🌍 Përveç trajnimit teorik, pjesëmarrësit shqyrtuan sfidat kryesore që komunitetet e tyre përballen, duke analizuar rreziqet si:
🔥 Zjarret në pyje
🌊 Riskun e Përmbytjeve
🦠 Fatkeqësitë e lidhura me Sëmundjet Infektive
🌍 Riskun Sizmik, Gjeoteknik dhe Rrëshqitjet
🏭 Riskun Teknologjik dhe Industrial
💡 Përmes analizës së rreziqeve dhe diskutimeve mbi përvojat praktike, pjesëmarrësit identifikuan masa konkrete dhe strategji efektive për të rritur gatishmërinë dhe reagimin ndaj fatkeqësive në nivel vendor.
✅ Ky cikël trajnimesh ka ndihmuar në përmirësimin e aftësive vendore për menaxhimin e emergjencave, duke nxitur një qasje më të koordinuar dhe të qëndrueshme për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e komuniteteve.