Një seminar mbi koordinimin ndërinstitucional, me fokus sektorin e shëndetësisë në Kuadër të Projektit IPA CARE

Një seminar mbi koordinimin ndërinstitucional, me fokus sektorin e shëndetësisë, u zhvillua më 17 mars, në kuadër të projektit rajonal IPA CARE, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) me ekspertë ndërkombëtarë të Agjencisë Suedeze të Kontigjencave Civile.

Në seminarin, që kishte si qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve dhe forcave të angazhuara në situata emergjente, morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, IGJEO, Kryqi i Kuq, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, Dogana, Autoriteti i Aviacioni Civil, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, bashkia Shkodër.

Lajme të tjera