Krah për krah me ekipet e emergjencave të Bashkisë Durrës, skuadrat e FARSH dhe AKMC vijojnë punën në çdo rrugë e çdo shtëpi, për largimin e ujit nga banesat.
Gjatë inspektimit në terren bashkë me kryetaren Emiriana Sako, pamë nga afër situatën në zonat e Shkozetit dhe ish-Kënetës.
Teksa rreshjet vijojnë, vigjilencë maksimale në orët në vijim për të garantuar ndihmë dhe siguri.