Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako, zhvilloi një takim me Atasheun e Sigurisë së Brendshme të Francës në Shqipëri, z. Thierry Baures.
Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes civile, duke ndarë përvoja dhe ide për përmirësimin e kapaciteteve dhe reagimeve ndaj emergjencave.