“Qarku i Shkodrës përfiton mbështetje nga RESEAL Phase II – Fokus në forcimin e kapaciteteve lokale për menaxhimin e riskut”

Prefektura e Shkodrës dhe 5 bashkitë e saj do të jenë qarku i radhës që do të përfitojë mbështetje teknike nga projekti RESEAL Phase II – UNDP Albania.

Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u zhvilluan takimet paraprake me institucionin e Prefektit dhe drejtuesit e bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz.

Ky projekt synon hartimin e kuadrit rregullator lokal në menaxhimin e riskut të fatkeqësive, forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e gatishmërisë në nivel vendor.

Lajme të tjera