Gjatë datës 14 dhe 15 janar në Tiranë u zhvillua Konferenca Finale e Planifikimit për projektin FloodNorthALB, një nismë e rëndësishme që synon të trajtojë përmbytjet komplekse në Qarkun e Shkodrës dhe të forcojë kapacitetet e reagimit ndaj fatkeqësive të mëdha në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ky projekt, i mbështetur nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së, vë theksin te gatishmëria, bashkëpunimi ndërkufitar dhe përmirësimi i procedurave për menaxhimin e emergjencave.
Pjesëmarrësit diskutuan për planifikimin e ushtrimit të përbashkët, masat logjistike dhe sigurinë, duke u fokusuar gjithashtu te rëndësia e marrëdhënieve me publikun dhe medias në situata emergjente.
Shqipëria, si një anëtare e re e Mekanizmit të BE-së, po luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit rajonal të mbrojtjes civile, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhme më të sigurt për qytetarët.