Në kuadër të projektit “Vlerësimi i Dëmeve në Ndërtesa”, AKMC, si institucion udhëheqës për hartimin e Procedurave Standartetë Veprimit (PSV), zhvilloi takimin e parë prezantues në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.
Në takim, u diskutua rëndësia e pajisjes me PSV për ndërtimin e një mekanizmi funksional për institucionet që angazhohen në raste tërmetesh. Pjesëmarrësit u njohën me mënyrën e funksionimit të AKMC dhe ekipin që do të hartojë dokumentin.
Ky bashkëpunim forcon koordinimin për menaxhimin efektiv të emergjencave!