Sot, në këtë ditë të veçantë, nderojmë dhe falënderojmë të gjithë vullnetarët për përkushtimin dhe sakrificën e tyre në mbështetje të komuniteteve tona. Vullnetarët e Mbrojtjes Civile luajnë një rol të pazëvendësueshëm në parandalimin dhe përballimin e emergjencave, duke kontribuar për një shoqëri më të sigurt dhe të qëndrueshme.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile angazhohet për forcimin e kapaciteteve të tyre dhe për krijimin e kushteve më të mira për vullnetarët, si pjesë kyçe e sistemit të mbrojtjes civile.
Faleminderit për gjithçka që bëni!