Takim për Mbrojtjen Civile në Qarkun Korçë

Korçë – Në kuadër të takimeve për Mbrojtjen Civile, u zhvillua një takim në Qarkun e Korçës me pjesëmarrjen e Prefektit të Qarkut, z. Nertil Jole, përfaqësuesve të bashkive dhe institucioneve vendore, u diskutua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për të zvogëluar risqet natyrore dhe për të forcuar kapacitetet reaguese në situata emergjente.

Një aspekt i rëndësishëm i diskutimeve ishte nxitja e bashkive që të aplikojnë për fondin e Mbrojtjes Civile, i cili mundëson zbatimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën dhe ulin riskun për qytetarët, përmes rehabilitimit të digave, rezervuarëve dhe përforcimit të mjeteve të reagimit. Aplikimet janë të hapura deri më 25 nëntor!

#MbrojtjaCivile

#ZvogëlimiIRiskut

#ProjektetENjësiveVendore

#BashkëPërKorçën

#Shqipëria2030

Aplikimi për fondin e Mbrojtjes Civile është i hapur deri më 25 nëntor në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të tjera