Takimi për fillimin dhe implementimin e sistemit NICS, (CACHE- Command And Control for Health and Environmental security)

Në kuadër të bashkëpunimit me NATO-n, me qëllim rritjen e kapaciteteve të sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri, është mundësuar fillimi dhe implementi i sistemit NICS, (CACHE- Command And Control for Health and Environmental security).

Më 14 dhe 15 tetor në Qendrën Kombëtare Operacionale (QKOEC), nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) u zhvillua takimi ku morën pjesë përfaqësues nga grupi amerikan MIT, Grupi gjeorgjian, NATO, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura (SHPFA), Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, takim ky i cili synon zhvillimin e kapaciteteve të teknologjisë së informacionit për menaxhimin e Fatkeqësive në Shqipëri.

Aktiviteti dyditor ka si objektiv shpjegimin e funksionalitetit të sistemit NICS (Komanda e Incidentit të Gjeneratës së Ardhshme) në lidhje me monitorimin e operacionit, marrjen e të dhënave operacionale në kohë reale dhe mbështetjen e procesit të vendimmarrjes, identifikimin e tipareve teknike të infrastrukturës dhe teknikës së nevojshme për instalimin e këtij sistemi në AKMC si dhe prezantimin mes tyre të ekipeve shqiptare, gjeorgjiane dhe amerikane.

Lajme të tjera