Komisioni Evropian zhvilloi në Budapest takimin e 53-të të Drejtorëve të Përgjithshëm të shteteve anëtare të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile (UCPM), me rastin e marrjes së presidencës evropiane nga Hungaria (HU24UE), ku Shqipëria u përfaqësua nga Drejtori Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) z. Klajdi Nikolla dhe Drejtori për QMC Shkodër z. Besnik Hysaj.
Në këtë takim, ku u diskutua për zjarret dhe përmbytjet e fundit, forcimin e kapaciteteve të Mbrojtjes Civile dhe Vlerësimin e Riskut nga fatkeqësitë, si dhe rëndësinë e përgatitjes në ciklin e emergjencave civile, në fokus ishte rritja e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes Civile dhe sfidat e përbashkëta, duke pasur parasysh efektin e ndryshimeve klimatike, në mënyrë që shtetet e UCPM-it të jenë sa më të përgatitura dhe solidare në rastet e emergjencave civile.