13 Tetori – Dita Ndërkombëtare e Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë
Sot, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bashkohet me komunitetin global për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë, një iniciativë e Kombeve të Bashkuara që synon të promovojë një kulturë globale të reduktimit të fatkeqësive përmes parandalimit, zbutjes dhe përgatitjes.
Fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu janë sfida që kërkojnë përgatitje dhe veprime të përbashkëta. Për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe pasuritë e tyre, duhet të jemi të gjithë të angazhuar për zvogëlimin e risqeve, duke forcuar kapacitetet tona dhe duke përmirësuar masat e parandalimit.
#MbrojtjaCivile ju bën thirrje të gjithë bashkive në vend që të përfitojnë nga fondi i dedikuar për zvogëlimin e risqeve, dhe të marrin masat e duhura për të siguruar territoret e tyre nga fatkeqësitë.
#emergjencatcivile #mbrojtjacivile #civilprotection #AKMC #MoD #Eu #DRR
Në Ditën Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë,Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bënë bashkë në një takim dedikuar“Ngritjes së kapaciteteve të AKZM-së për parandalimin, evidentimin dhe vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore”.
Pas një sezoni veror të ngarkuar për zonat e mbrojtura dhe emergjencat civileDrejtoresha e Përgjithshme e AKZM, znj. Daniel Pirushi dhe Drejtori i Komanduar i AKMC, z. Klajdi Nikolla së bashku me specialistë të fushës, ndanë rezultatet e deri më tanishmembi situatën e zjarreve, përmbytjeve në territoret e zonave të mbrojtura përgjatë vitit 2024.
Bashkërendimi dhe përfshirja sipas protokolleve të duhura në situatat emergjente,si dhe më tej përftimi i të dhënave sa më cilësore mbi dëmet e shkaktuara,ishin ndër pikat më të rëndësishme të trajtuara në këtë takim.