Në kuadër të 13 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë

Në kuadër të 13 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me UNDP Albania, organizoi një ushtrim në shkollën “Jeronim De Rada” si pjesë e javës për ndërgjegjësimin mbi zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë.

Ushtrimi simuloi rënien e një zjarri, ku stafi pedagogjik dhe nxënësit u trajnuan mbi planifikimin dhe reagimin ndaj emergjencave. Një ekip nga MZSH-ja e Bashkisë Tiranë demonstroi përdorimin e pajisjeve zjarrfikëse dhe procedurat për evakuimin e nxënësve.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, PNUD, Këshilltarët për Menaxhimin e Riskut dhe Inxhinierinë (ERMC), stafi i mbrojtjes civile dhe nxënësit e shkollës.

Lajme të tjera