Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së (UCPM), një ekip i përbërë nga strukturat të Sistemit të Mbrojtjes Civile shqiptare, si, Policia e Shtetit, IGJEO, Urgjenca Mjekësore, Emergjencat Civile nga Prefektura Vlorë, Elbasan dhe Qendra Rajonale e Emergjencave Civile Shkodër, zhvilloi një vizitë të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve ndërinstitucionale dhe rritjen e bashkëpunimit në menaxhimin e emergjencave.