Në kuadër të Programit Interreg IPA South Adriatic

Në kuadër të Programit Interreg IPA South Adriatic (IPA III), u zhvillua në Agnone, provinca di Molise (IT), mbledhja e 2-të e Komitetit Drejtues të Projektit ” SA Resilience”, ku Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile Shqiptare, është Lead Partner.

Në këtë takim të rëndësishëm, përveç Partnerëve të Projektit, mori pjesë edhe përfaqësuesi i Autoritetit Menaxhues të Programit, z.Davide Marciano, që orientoi vëmendjen e partnerëve, drejt hapave që duhen ndjekur për realizimin sa më konform rregullave EU, të aktiviteteve të Projektit.

Pas përcaktimit të detyrave për çdo partner dhe raportimit të tyre, u vendos që mbledhja e 3-të e Komitetit Drejtues të zhvillohet në Puglia, Itali, në muajin Prill 2025.

Lajme të tjera