Takimi i parë i fazës zbatuese të Projektit “IPA Care” dhe seminari i USAR-it

Takimi i parë i fazës zbatuese të Projektit “IPA Care” dhe seminari i USAR-it (Kërkim-shpëtimi urban) u zhvillua sot, më 23 shtator në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC), me pjesëmarrjen e drejtuesit të projektit, Z. Peter Glerum si dhe ekspertëve të konsorciumit.

Programi IPA CARE synon integrimin e sektorëve të shëndetësisë dhe mbrojtjes civile, për të arritur qëllimet kryesore të parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj rrezikut nga fatkeqësitë, në raste tërmetesh dhe emergjencash shëndetësore në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.

Lajme të tjera